Interi po projekton transferimin e dy lojtarëve nga Anglia me kosto zero

Interi qysh tani ka filluar të mendoj për sezonin e ardhshëm, ku qëllimi është të afroj futbollistë me kosto të ulët.

Reklama

https://aba241409cb7e27578a2304fd29a789a.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Neroazzurët kanë në listë dy emra të futbollistëve kontratat e të cilëve skadojnë në verën e vitit 2024 dhe ata ende nuk kanë rinovuar me klubet e tyre.

Në krye të listës qëndron mesfushori çek Tomas Soucek i cili ka tre vite e gjysmë që po shkëlqen në Ligën Premier me fanellën e West Ham.

28-vjeçari mbetet i lirë në fund të sezonit, derisa pëlqehet shumë nga drejtuesit e Interit.

Soucek edhe këtë edicion po paraqitet mjaftë mirë, ku në 10 ndeshje ka realizuar katër gola si mesfushor defensivë.

Emri tjetër në listën e gjigantit italian është sulmuesi nigerian Kelechi Iheanacho.

Reprezentuesi i Nigerisë e ka nisur mjaftë mirë këtë edicion në Championship te Leicester City, ku në 13 ndeshje ka realizuar pesë gola e ka asistuar në dy të tjerë.

Neroazzurët kanë kontaktuar agjentët e futbollistit dhe janë të gatshëm që pas janarit të nënshkruajnë një parakontratë në mënyrë që ai t’iu bashkohet si i lirë në verën e vitit 2024. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *