September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 6, 2026

Trajneri i Suedisë: Si morëm informacionin, nuk donim të luanim për respekt për viktimat që janë prekur dhe familjet e tyre

Dy suedezë janë qëlluar për vdekje në qendër të Brukselit, pak para ndeshjes kualifikuese të Suedisë për Kampionatin Evropian kundër Belgjikës.

Pjesa e dytë e ndeshjes nuk vazhdoi, pasi lojtarët suedezë pasi morën lajmin vendosën të mos luajnë më dhe kjo u mbështet edhe nga vendasit.

“Unë mora këtë informacion dhe menjëherë ndjeva se është krejtësisht joreale në një farë mënyre të luajmë. Në çfarë lloj bote po jetojmë sot? Më vjen tmerrësisht keq”, thotë trajneri i ekipit, Janne Andersson.

“Kur filluam të flisnim për këtë me lojtarët, ishim qind për qind dakord që nuk donim të luanim, për respekt për viktimat që janë prekur dhe familjet e tyre”, tha Andersson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *