February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Kontrasti me ndeshjen ndaj Çekisë, zbuloni sa bileta janë shitur për miqësoren me Bullgarinë

Kombëtarja shqiptare luan një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, ndoshta më të rëndësishmen teksa të enjten e 12 tetorit do të presë në ‘Air Albania’ Çekinë për të zhvilluar një ‘finale’ të vërtetë për fatet e kualifikimit në Euro 2024.

Një fitore na siguron matematikisht ëndrrën e madhe dhe entuziazmi është jashtëzakonisht i lartë tek tifozët të cilët kanë blerë biletat për punë minutash sapo dolën në shitje. Mirëpo, nuk mund të thuhet e njëjta për sfidën e rradhës, e cila do të jetë ndaj Bullgarisë më 17 tetor, në një miqësore po në Tiranë.

Mësohet se deri mbrëmjen e djeshme janë shitur gjithsej vetëm 1600 bileta, një numër shumë i vogël krahasuar me atë ndaj çekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *