Në ditën e përurimit të Palestrës së Sporteve në Prishtinë, hedhen mjete plasëse në parket

Sigal Prishtina dhe Golden Eagle Yllit po takohen në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja u ndërpre përkohësisht pas hedhjes së mjeteve në ndeshjen që po luhet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Por, pas largimit të shikuesve nga palestra, loja vazhdoi prej aty ku ishte ndërprerë, përkatësisht nga çereku i dytë.

Kjo ngjarje ndodhi në ndeshjen e parë të Sigal Prishtinës në Palestrën e tyre, pas renovimit.

Përurimi i saj u bë sot derisa lajmi u publikua nga Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *