July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Zyba pranon se Ballkani bëri ndeshje të madhe

1 min read

Mesfushori Qëndrim Zyba ka thënë se Ballkani ka bërë ndeshje të madhe, dhe për këtë i është falënderues trajnerit Ilir Daja dhe bashkëlojtarëve të tij.

Ballkani të enjten mbrëma fitoi 2:0 ndaj Dinamos së Zagrebit. “Me të vërtetë mund ta nis që nga trajneri se tash e disa ditë, prej se kemi mbaruar ndeshjen e fundjavës, na tha se që po deshëm të arrijmë diçka, duhet të rrezikojmë. Duke nisur nga trajneri dhe bashkëlojtarët, kemi besuar se do të bëjmë ndeshje të madhe.

Dinamo është skuadër shumë e fortë dhe është e vështirë pasi të vë në vështirësi. Kishim vështirësi ta nxirrnim topin në disa momente për shkak të presionit të tyre, por ne kemi lojtarë shumë cilësorë dhe shpresojmë t’i arrijmë objektivat që i kemi”, tha Zyba për “ArtMotion”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *