September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 6, 2026

Dukagjini dhe Feronikeli ’74 ndajnë pikët në Klinë

Dukagjini dhe Feronikeli ’74 kanë luajtur baras në kuadër të xhiros së tetë në elitën e futbollit kosovar.

Ndeshja nisi me të dy skuadrat që po tregonin më shumë kujdes në fazën defanzive duke mos rrezikuar shumë përpara por vetëm duke testuar njëra-tjetrën.

Goli i parë në këtë ndeshje u shënua një minutë pa përfunduar pjesa e parë. Autor i golit ishte Iljasa Zulfiu i cili shënoi për t’i dhënë avantazhin ekipit të Dukagjinit.

Me epërsinë prej 1-0 në të mirë të Dukagjinit, dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve.

Në pjesën e dytë, mysafirët treguan dhëmbët dhe ia dolën që të barazojnë shifrat në minutën e 49-të të takimit.

Deri në përfundim të ndeshjes nuk pati më raste të mira shënimi dhe ndeshja përfundoi pa fitues.

Javëm e ardhshme Dukagjini do të luajë në udhëtim ndaj Gjilanit, ndërsa Feronikeli’74 do të ketë punë me Fushë Kosovën./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *