June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 1, 2026

Skandal në Katar, Samuel Eto’o rrahu një kameraman (Video)

Futbollisti legjendar Samuel Eto’o ka qenë mbrëmë në qendër të vëmendjes në Katar, për shkak të një incidenti të ndodhur pas ndeshjes së 1/8 së finales ndërmjet Brazilit dhe Koresë së Jugut (4:1).

Eto’o, i cili aktualisht është presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit po bënte foto me disa tifozët, por situata doli jashtë kontrollit për pak sekonda.

Eto’o fillimisht është konfliktuar verbalisht me një kamerman dhe pasi i ka dhënë celularin njërit prej personave nga rrethi i tij i ngushtë, ka vrapuar dhe e ka goditur me gju në kokë kameramanin.

Para fillimit të Kupës së Botës, ai deklaroi besimplotë se Kameruni do të fitonte titullin e kampionit. Por, Kameruni nuk arriti as ta kalojë grupin në të cilin bënte pjesë Brazili, Zvicra dhe Serbia.

Gjithsesi, fitorja kundër Brazilit në ndeshjen e fundit në grup (1:0) mund të ketë shërbyer si ngushëllim i mirë për kamerunasit, por gjesti agresiv i legjendës së tyre nuk do fare koment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *