Curri: I humbëm dy pikë

Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri, thotë se skuadra e tij i humbi dy pikë në ndeshjen ndaj Lirisë. Prishtina e Liria luajtën 1:1.
“Në pjesën e parë kemi dominuar. Krijuam shumë raste, shënuam gol. Në 20-25 minuntat e parë të pjesës së dytë, Liria ishte më e mirë. Na bëri shumë presion dhe ekipi ynë u tërhoq shumë. Morëm një gol nga asgjë mund të them. Pësuam gol shumë të lehtë. Në futboll nuk është mirë kur i fal diçka kundërshtarit. Më pas fituam penallti, që nuk e shënuam. Mendoj se sot i humbëm dy pikë”, ka thënë Curri.