Goli i Vedat Muriqit i dhuron tri pikë Mallorcas në udhëtim te Celta Vigo

Vedat Muriqi ka shënuar gol në sfidën që ekipi i tij Mallorca e zhvilloi në udhëtim si mysafir i Celta Vigos.
Goli i Muriqit doli të jetë goli i fitores për ekipin e drejtuar nga Javier Aguirre, që arrijnë fitoren e parë në këtë edicion të garave pas dy humbjeve e dy barazimeve.
29-vjeçari shënoi në minutën e 85-të të takimit pas një asistimi nga Dani Rodriguez, duke qenë i saktë me një goditje nga afër.
Njëherësh, ky gol ishte i pari për Muriqin këtë edicion, teksa kujtojmë se sezonin që lamë pas ai kishte shënuar plotë 15 gola.
https://x.com/kosovanfooty_EN/status/1703111658091020535?s=20
Me këtë fitore Mallorca renditet në pozitën e 13-të në tabelën e klasifikimit.
Xhiron e ardhshme Mallorca do të luajë si mysafir i Gironas, me Muriqin që synon të vazhdojë serinë e shënimit të golave.