February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Ademi i gëzohet rifillimit të punimeve në stadiumin “Adem Jashari” dhe në stadiumin e Gjilanit

Kjo fundjavë nisi me dy lajme të mrekullueshme për futbollin kosovar. Kështu i ka vlerësuar presidenti i FFK-së, Agim Ademi vendimin e qeverisë për shpronësimin e pronave për stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë si dhe nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet ministeit të Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni për finalizimin e projektit të stadiumit në Gjilan.

Postimi i plotë i Ademit:

Kjo fundjavë nisi me dy lajme të mrekullueshme për futbollin.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka nxjerrë vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Renovimi dhe Rikonfigurimi i Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Ky vendim tashmë i hap rrugën rifillimit të punimeve në stadiumin ku u zhvillua ndeshja e parë ndërkombëtare nën ombrellën e FIFA-s, Kosova – Haiti, në mënyrë që ai të rikthehet në një impiant modern, ashtu edhe siç e meriton.

Ndërkaq, sot ministri i Sportit, Hajrulla Çeku Hajrulla Çeku dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni kanë nënshkruar marrëveshjen për finalizimin e projektit të stadiumit të qytetit në Gjilan, me një fond prej 15 milionë euro.

Me këtë rast përgëzoj ministrin Çeku për fillimin e investimeve në futboll dhe rifillimin e punës në ndërtimin e stadiumit në Gjilan.

Besoj që ky projekt do të vazhdojë sipas planit dhe projektit për investime në futboll në të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës.

Njëherësh uroj kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin, futbollistët të cilët do ta kenë në shfrytëzim këtë stadium dhe publikun e gjerë gjilanas, të cilët në të ardhmen do të kenë një komoditet të lartë në stadium për ndjekjen e skuadrave të tyre të zemrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *