Ministrat e Brendshëm pozojnë me fanellën e Kombëtares; Balla: Besoj se edhe presidenti Ademi është dakord

Ditëve të fundit temë në media është bërë shkuarja e disa futbollistëve në Kombëtaren e Shqipërisë, e të cilët më parë ishin pjesë e Kombëtares së Kosovës. E për ta bërë këtë çështje më relaksuese është përkujdesur ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Taulant Balla. Ai sot ka pritur në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçlën, teksa në Facebook ka postuar një foto në stadiumin Air Albania. “FOTO E DITËS. Me Ministrin e Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla në Air Albania”, ka shkruar Balla, teksa ia ka dhuruar një fanellë kuqezi Sveçlës, duke e prezantuar sikurse prezantohen prurjet e reja në futboll. Ai më pas ka lënë edhe një koment nën postim, ku ka përmendur të parin e futbollit kosovar, me të cilin ka raporte miqësore. “Besoj dhe Presidenti Agim Ademi eshte dakord”, ka shkruar tutje Balla, teksa ka vendosur edhe emoji duke qeshur dhe shenjën e mirënjohjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *