July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Daja: S’ka as miqësore të lehta, lëre më ndeshje në Europë, do luajmë për ta përfaqësuar sa më mirë Kosovën

1 min read

Skuadra e Ballkanit nesër do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj BATE në kuadër të Play Off të Conference League.

Ballkani ka fituar ndaj BATE me rezultatin 4:1 në “Fadil Vokrri”, teksa nesër dëshiron të ruajë rezultatin dhe të kualifikohet në grupet e Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Daja në prononcim për gazetarin Arlind Sadiku ka theksuar se janë të kompletuar dhe se Zyba është rikthyer.

“Zyba është rikthyer dhe do jetë gati nesër. Duhet të jemi të fokusuar 100%, sepse nëse nuk bëjmë atë që kemi bërë në ndeshjen e parë, nuk mund të mendojmë për grupet e Conference League”‘ tha fillimisht Daja.

Ai komentoi edhe atë që thanë analistët se Conference League është e lehtë.

“S’ka asgjë të lehtë. Nuk është e lehtë as ndeshja miqësore, e le më të luash në Evropë. Ky rast nuk na jepet shpesh në jetë, nesër do luajmë në maksimum për të bërë më të mirën, për ta përfaqësuar Kosovën sa më mirë”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Ballkani dhe BATE luajnë nesër nga ora 20:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *