July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Juventusi ndalet në shtëpi nga Bologna

1 min read

Juventusi ka luajtur baras 1-1 në shtëpi ndaj Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Serie A.

Ekipi i Massimiliano Allegrit nuk ka arritur të vazhdoj me fitore, pasi është ndalur në Allianz Stadium nga Bologna.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 24-të dhe ishte Leëis Ferguson, i cili shënoi për epërsinë 0-1.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e hapur dhe me më shumë raste nga të dyja skuadrat, por Juventusi ishte më e mirë, më konkrete duke shënuar dy herë, por vetme një herë ishte gol i rregullt.

Ishte sulmuesi Dusan Vlahovic, i cili fillimisht shënoi në minutën e 52-të, por VAR-i ia anuloi për pozitë jashtë loje, ndërsa i njëjti lojtar shënoi me kokë në minutën e 80-të për 1-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas këtij barazimi, Juventusi e sheh veten në pozitën e katërt me katër pikë, ndërsa Bologna zë pozitën e 14-të me një pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Bianconerët udhëtojnë te Empoli, ndërsa Bologna e pret Cagliarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *