July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Barça mposht Villarrealin në një ndeshje dramatike me shou golash

1 min read

Barcelona ka shënuar fitoren e dytë në La Liga teksa në kuadër të xhiros së tretë në një ndeshje emocionuese e plot kthesa, ka arritur një fitore spektakolare 4:3 ndaj Villarrealit.

Fillimi i ndeshjes ishte fantastik për skuadrën e Xavi-t. Gavi shënoi gol në minutën e 12-të pas një asistimi të 16-vjeçarit Lamin Yamal dhe vetëm tre minuta më vonë Frankie de Jong shënoi për 2:0.

Megjithatë, “nëndetësja e verdhë” më pas ka arritur të bëjë një kthesë të plotë. Juan Foyt shkurtoi rezultatin në 1:2 në minutën e 26-të, teksa Alexander Sorlot në minutën e 40-të shënoi për 2:2 në pjesën e parë. Villarreal kaloi në epërsi në minutën e 50-të me golin e Alex Baena, para se të vinte koha që katalanasit të riktheheshin. Ferran Torres barazoi rezultatin në 3:3 në minutën e 68-të, kurse Robert Lewandowski siguroi tre pikët vetëm tre minuta më vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *