July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Chiesa i bën premtimin Juventus: Nëse largohem, nuk e bëj me parametër zero!

1 min read

Në këtë merkato, në organikën e Juventus nuk kishte asnjë lojtar me statusin e të paprekshmit.

Të gjithë elementët e vlefshëm në organikën e trajnerit Massimiliano Allegri ishin në merkato teksa klubit bardhezi i duhej të arkëtonte në një moment kritik financiar.

Megjithatë, kur jemi në javën e fundit të merkatos për një nga më të vlerësuarit e Juventus, Federico Chiesa nuk ka asnjë ofertë. Tashmë, drejtuesit bardhezinj kanë nisur nga puna për të rinovuar kontratën me sulmuesin teksa kontrata aktuale e 25-vjeçarit përfundon në vitin 2025.

Objektivi është i qartë, Chiesa nuk duhet lënë të largohet me parametër zero. Nëse “ujërat” nuk ndryshojnë deri në fundin e merkatos atëherë Chiesa do të rinovojë me sulmuesin që i ka dhënë fjalën drejtuesve se nuk do të largohet me parametër zero.

Në rast se Chiesa do të largohet, atëherë këtë do ta bëjë edhe duke menduar për Juventusin në mënyrë që t’i sjellë klubit një shumë të majme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *