July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Nuk zbatuan urdhrin e trajnerit, Ancelotti: Jam i mërzitur, lojtarët e morën vetë vendimin

1 min read

Real Madrid koleksionoi fitoren e tretë në tre ndeshjet e para të LaLiga-s teksa mbrëmjen e së premtes mposhti në transfertë Celta Vigon me rezultatin 0-1. Sfida rezultoi mjaft e vështirë për madrilenët që iu falën një goli të Jude Bellingham në minutën e 81-të. Në fakt, kryeqytetasit mund ta kishin zhbllokuar edhe më herët takimin kur në të 68-tën Rodrygo mori përsipër ekzekutimin e një penalltie.

Por, braziliani gaboi dhe u ndal nga portieri Villar. Një episod i tillë nervozoi jashtë mase trajnerin Carlo Ancelotti, i cili edhe në deklaratën pas ndeshjes theksoi se penalltinë nuk duhej ta godiste Rodrygo, por Modric. Ndër të tjera, italiani foli edhe për dëmtimin e Vinicius që u zëvendësua në minutën e 18-të.

“Asnjë nga lojtarët nuk e ka lirinë për të zgjedhur se cili do të godasë penalltitë. I thashë Valverdes se duhej të godiste Modric, por nuk e di çfarë ndodhi në fushë. Lojtarët zgjodhën që të godiste Rodrygo dhe unë nuk kisha kohë që ta ndryshoja. Jam pak i mërzitur për këtë, por e di që bëhet fjalë për një keqkuptim. Ishte pak e vështirë që të komunikoja me lojtarët në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *