Trajneri i Bate Borisov i bindur se do ta eliminojnë Ballkanin: Do të luajmë në grupet e Ligës së Konferencës

2 min read

Trajneri i BATE Borisov, Kirill Alshevsky, beson se skuadra që ai drejton mund ta eliminojnë kampionin e Kosovës, Ballkanin dhe të paraqiten në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës për edicionin 2023/24.

Ballkani dhe BATE Borisov do të përballen në fazën e play-offit të Ligës së Konferencës, ku fituesi avancon në grupe.

Ndeshja e parë mes Ballkanit dhe BATE-s, zhvillohet javën e ardhshme në Kosovë në Stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa ajo kthyese zhvillohet në Hungari në stadiumin “Mezokovesd Varosi” që ka kapacitet prej 4500 ulëseve.

Trajneri i BATE-s, Kirill Alshevsky, duke folur për faqen zyrtare të klubit ka vlerësuar skuadrën e Ballkanit, por ka thënë se është një kundërshtar që mund të kalohet.

“Ballkani është një ekip i mirë, i cili ka treguar paraqitje të mira në kualifikimet e këtij edicioni, ku luajti edhe kundër Ludogoretsit. E kemi parasysh se çfarë na pret në ndeshjen e parë në Kosovë por jemi të gatshëm për këtë duel”.

“Besoj se me paraqitjen tonë dhe planin që e kemi, do të luajmë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Kjo është shumë e rëndësishme për ekipin tonë”.

“Do të jenë ndeshje të forta dhe besoj në ekipin tim dhe sigurisht që pres rezultat të favorshëm qysh në ndeshjen e radhës”, ka thënë Alshevsky.

BATE Borisovi, u eliminua në rundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës nga Sheriff Tiraspoli i Moldavisë, me rezultatin e përgjithshëm 7-3.

Klubi bjellorus është më i suksesshëm i futbollit në këtë vend, me 15 tituj kampioni të fituar dhe është i vetmi klub nga Bjellorusia që ka luajtur në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *