July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

David Moyes thotë se mesfusha e West Hamit mund të jetë më e mirë pa Declan Rice

2 min read

David Moyes beson se mesfusha e e West Ham United mund të jetë më e mirë se sa ishte kur ata e fituan Ligën e Konferencës në qershor. 

Trajneri i Çekanëve ka bërë të ditur se pavarësisht se e humbën Declan Ricen, me këtë të fundit që kaloi te Arsenali – ata do të jenë më të mirë në mesfushë.

“Mund të jetë, unë mendoj kështu”, deklaroi ai pavarësisht se janë pa mesfushorin anglez. “Ne jemi përpjekur të marrim lojtarë që mund të bëjnë punë të caktuara për ne dhe të bëjnë mirë”.

“Dec ishte një super lojtar, dhe nëse mund të arrijmë diku afër të jemi në atë nivel me Declan, atëherë do të kemi bërë një punë të mirë në atë departament rekrutimi”.

“Jam i sigurt që e dini se ne kishim një finale më 7 qershor, dhe më pas shkuam në Australi gjithashtu. Koha jonë ishte mjaft e shkurtër, kështu që kjo është arsyeja që shumë transferime të bëhen pak më vonë”.

“Dhe ne shitëm një lojtar (Rice) ndoshta vetëm një muaj në afatin kalimtar, kështu që ka shumë arsye kur shikoni ndoshta pse nuk i bëmë gjërat aq shpejt sa do të donim”, ka shtuar më tej Moyes.

Hammers kanë transferuar deri më tani James Ward-Prowse dhe Edson Alvarez për një total prej 75 milionë eurosh, pasi shitën kapitenin Rice te Arsenali për pothuajse dyfishin e kësaj shume. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *