September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 6, 2026

Sot ndeshje interesante në Suharekë dhe Prizren

Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje interesante të vlefshme për xhiron e dytë në Albi Mall Superligën e Kosovës. Dita e sotme ishte paraparë t’i kishte tri ndeshje në orar, por dy do të zhvillohen, ndërsa një tjetër është shtyrë. Takimi më interesant i ditës së sotme pritet të zhvillohet në Prizren, ku Liria e pret Dritën në stadiumin “Përparim Thaçi”.

Në ndeshjen tjetër, Malisheva është nikoqire e Fushë Kosovës, me takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë. Këto dy ndeshje pritet të fillojnë nga ora 17:00. Ndeshja e shtyrë është ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës, e cila pritet të zhvillohet ditën e hënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *