July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Numrin 11 dhe duke pirë çaj jashtë stadiumit – prezantimi interesant i Milot Rashicës te Besiktas

1 min read

Milot Rashica ka kompletuar transferimin te Besiktas, duke u prezantuar nga klubi i madh turk me një video interesante.

Sulmuesi anësor u nis mbrëmë drejt Stambollit, ku u prit nga tifozë të klubit të Besiktas, ndërsa sot është prezantuar në klub në pranin e nënkryetarit të klubit, Emre Kocadag, duke bërë edhe fotot zyrtare.

Fillimisht klubi postoi një video nga udhëtimi i tij dhe arritja në stadiumin e Besiktas, ku shihet Rashica duke pirë një çaj.

Një traditë jo vetëm në Turqi, por edhe në qytet nga vjen lojtari, Vushtrri.

Pastaj ylli ynë futet në stadium ku zbulohet edhe numri që do të mbajë në fanellë, 11.

Transferimi i Milot Rashicës nga Norëich te Besiktas u mbyll për 5 milionë euro, para që do të paguhen me katër këste nga klubi turk. Mësohet se paga e tij do të jetë 2 milionë euro në sezon.

Rashica sezonin e shkuar kishte luajtur te Galatsaray ku fitoi titullin e kampionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *