July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

SC Gjilani nesër pritet të bëhet me pronarë të rinj

1 min read

Një dritë në fund të tunelit duket se po vie për klubin e futbollit “Gjilani”, klub ky që ka mbetur tash e dy javë pa pronar pas dorëheqjes së pronarit të deritanishëm, Florim Zuka.

KosovaPress mëson ekskluzivisht nga burime të saj se Zuka është në bisedime me dyshen Avdi Pireva dhe Arben Shahini dhe se bisedimet janë në një fazë të avancuar mes palëve. Gjithnjë sipas burimeve të KP-së, ajo çfarë po diskutohet mes palëve është zhbllokimi i merkatos së Gjilanit nga UEFA.

Dyshja Pireva-Shahini po kërkojnë nga pronari i deritanishëm që të paguhen borxhet e klubit dhe të zhbllokohet merkato dhe pastaj marrëveshja do të mbyllet.Optimizmi mes palëve është shumë i madh dhe marrëveshja mund të mbyllet në orët e ardhshme, më sa largu deri të enjten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *