July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

U hodh shorti për edicionin e ri në të gjitha kategoritë në futbollin e femrave

1 min read

Sot në selinë e FFK-së është tërhequr shorti për edicionin e ri të garave 2023/24 në futbollin e femrave. Kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave dhe njëherësh anëtarja e KE të FFK-së, Vjollca Krasniqi i ka uruar përfaqësuesit e klubeve të të gjitha kategorive për fillimin e kampionatit të ri, si dhe të njëjtit i ka njoftuar me ndryshimet që janë bërë në rregulloren e garave.

Bashkërisht në këtë takim janë diskutuar tema të ndryshme me qëllim të mbarëvajtjes sa më të mirë të garave dhe rritjes së cilësisë në secilën prej ligave. Krasniqi po ashtu i njoftoi klubet që FFK do t’u shpërndajë topa klubeve të të gjitha kategorive me rastin e fillimit të kampionatit të ri.

Do theksuar se edicioni 2023/24 i Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës U17, fillon më 26/27 gusht 2023.

Pas tërheqjes së shortit për javën e parë në ligat përkatëse do të ballafaqohen:

Superliga

Malisheva – Mitrovica

Bazeli 2015 – Hajvalia

Dukagjini – Kosova Vr

Presingu – Llapi

Liga e Parë

Prishtina – Feronikeli

16 Qershori – Intelektualet

Ulpiana – Liria

Jakova – Vizioni

Liga U17

Grupi A

2 Korriku – Vizioni

Ardhmëria – KFV Prishtina

Bazeli – Llapi

Intelektualet – Presingu

Ferizaj – Kosova Vr

Grupi B

Behar – Shqiponja

Istogu – Deçani

Mitrovica – Malisheva

16 Qershori – Dukagjini

Jakova – Feronikeli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *