Zyrtare: Renato Sanches lojtar i Romës

Pas nënshkrimit dhe zyrtarizimit me Leandro Paredes, Roma tashmë ka zyrtarizuar edhe portugezin Renato Sanches.
Mesfushori i talentuar ka ardhur nga PSG në formë huazimi me opsion blerje në fund të sezonit. Roma do të paguajë 1 milion euro për huazimin dhe 16 milionë euro për blerjen e kartonit të tij nëse lojtari në fjalë luan të paktën 60% të ndeshjeve të sezonit.
Mourinho ka kërkuar përforcime dhe duket se pronarët e klubit po ia plotësojnë. Një nga objektivat e trajnerit portugez është edhe Armando Broja.