A gënjeu Muja, muaj më parë kur Giresse tha se po e kërkonte vendin e titullarit?

Trajneri i Kosovës Alain Giresse kishte thënë se Muja i ka kërkuar vendin e titullarit, muaj më parë.
“Sa i përket këtyre lojëve tani, ai ka kërkuar garanci për vendin e titullarit. I kam treguar se këtë nuk e ka të sigurt askush”, kishte thënë Giresse.
Këto zëra i kishte mohuar Muja më pas.
“Deklarata e selektorit Giresse që unë i kam kërkuar vendin titullarë në ndeshjet e qershorit, është e pavërtetë”, ka thënë Muja.
2 muaj pas kësaj, Muja kalon nga Kosova tek Shqipëria.
Kjo lë të kuptohet se Giresse e ka thënë të vërtetën e jo Muja.
Lojtarët si ky, janë bërë të shumtë kohën e fundit. Shfrytëzojnë o Kosovën, o Shqipërinë, për një vend ndoshta titullari në formacion.
Gjithsesi, vendi i titullarit së paku tek Kosova nuk duhet të jetë i garantuar as për Mujën, por edhe për askënd.