July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Garry Neville: Arsenali do ta fitojë Premierligën këtë sezon

1 min read

Ish-kapiteni i Manchester United, Gary Neville ka insistuar se Arsenali do ta mposht Manchester Cityn për titullin e Premierligës këtë sezon.

Dy skuadrat më të mira të sezonit të kaluar e nisën këtë sezon me fitore. City mposhti Burnley 3-0 në Turf Moor, ndërsa Arsenali mposhti Nottingham Forest 2-1 në Emirates.

Neville beson se skuadra e Mikel Artetës mund të shkojë deri në fund këtë sezon.

“Unë jam duke u mbështetur në tre gjëra për Arsenalin. Pasi Man City fitoi gjithçka, tani ata nuk janë të uritur. Dhe nëse Haaland lëndohet, nëse humbet 12-13 ndeshje, kjo mund t’i japë Arsenalit një avantazh veçanërisht me lojtarë si Declan Rice tani atje, Havertz, Timber dhe Rice i përmirësojnë jashtëzakonisht shumë”, tha Neville të hënën Night Football.

Sipas tij, katër skuadrat më të mira do të jenë Arsenali, Manchester City, Manchester United dhe Liverpool

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *