West Hami prezanton mesfushorin Ward-Prowse

Mesfushori James Ward-Prowse është përforcimi i dytë i West Ham Unitedit në këtë afat kalimtar.
Ward-Prowse është prezantuar të hënën te West Hami, ekip me të cilin ka firmosur kontratë deri në vitin 2027.
Ai te West Hami është transferuar nga skuadra e Southamptonit për 38 milionë euro dhe tek ekipi londinez pritet të debutojë këtë vikend.
Ai në vitin 2012 ka debutuar me ekipin e parë të Southamptonit, ndërsa edicionin e shkuar pati paraqitje të mira në Premier League, ku shënoi 9 gola dhe bëri 4 asistime në 38 paraqitje.
Ward-Prowse ka edhe 11 ndeshje të luajtura dhe dy gola të shënuara për Përfaqësuesen e Anglisë.
28-vjeçari ka thënë se është i nderuar që do të jetë pjesë e West Hamit dhe pret ta ndihmojë ekipin në arritjen e synimeve.
Ai do të debutojë të dielën në ndeshjen që West Hami e luan kundër Chelseat.