July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Trajneri i AEK para ndeshjes me Dinamo Zagreb: Do të luajmë për historinë e klubit dhe për familjen e një tifozi që humbi jetën

1 min read

Dinamo Zagreb dhe AEK takohen të martën në orën 20:00 në Zagreb në ndeshjen e parë të xhiros së tretë preliminare të Champions League. Sipas orarit do të ishte ndeshja e kthimit, por ndeshja e parë në Athinë u shty për shkak të vrasjes së tifozit grek Michalis Katsouris.

Rreth njëqind tifoz të Bad Blue Boy janë ende në një burg në Greqi, për shkak të atij incidenti. Lojtarët e AEK-ut u nisën drejt Zagrebit, ku një njoftim ka bërë trajneri Matias Almeyda.

“Ne jemi gjithmonë gati. Nuk kemi frikë nga trazirat e reja, do të luajmë futboll. Kam 30 vjet që jam në futboll. Duhet të jetë një gëzim. U pikëllova shumë kur pashë se çfarë ndodhi javën e kaluar. Do të luaj për historinë e AEK-ut dhe për familjen e një tifozi që humbi jetën”, tha trajneri i AEK-ut për televizionin grek ANT1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *