July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Derbi i Ligës Premiere në “Stamford Bridge” mbyllet pa fitues

1 min read

Derbi i xhiros së parë i Ligës Premiere ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit nuk dha fitues. Të dyja skuadrat shënuan nga një gol dhe që të dyja patën nga një gol të anuluar, për të ardhur në përfundimin 1:1.

Luis Diaz shënoi për epërsinë e Liverpoolit në minutën e 18-të kur u asistua nga Mohamed Salah.

Edhe Salah realizoi pas afër gjysmë ore lojë, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Ben Chillwell asistoi në minutën e 37-të për golin e barazimit që e shënoi Axel Disasi, i transferuar në këtë verë.

Dy minuta më pas, Chillwellit iu anulua goli pas rishikimit të situatës në VAR, po ashtu për pozitë jashtë loje.

Deri në fund të ndeshjes raste pati, por jo edhe gola. Nicolas Jackson, Disasi dhe portieri Robert Sanchez debutuan te Chelsea, ndërsa te Liverpooli debutuan Dominik Szoboszlai dhe Alexis Mac Allister.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *