Batatina: Të shpërdorosh dy raste në derbi është shumë

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se skuadrës së tij i kushtuan rastet e humbura në ndeshjen ndaj Dritës.
Të dielën në Gjilan, Drita fitoi 2:0 ndaj Llapit.
“Ishte një pjesë e parë e kujdesshme, ndërsa ne lëshuam një situatë një kundër një me portierin. Në pjesën e dytë sërish dolëm përballë portierit, por nuk shënuam. Të lëshosh dy raste në derbi është shumë. Nuk mund të presim të krijojmë shumë raste. Djemtë dhanë maksimumin, por ishte vetëm ndeshja e parë. Llapi ka skuadër solide, por na duhet edhe pak kohë që të komponohemi. Do të jemi skuadër serioze. Dritën e uroj për fitoren, ndërsa ne i kthehemi ndeshjes së ardhshme”, ka thënë Batatina.
Ai ka thënë se kanë ndikuar edhe mungesat që kishte në skuadër.