July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Daja: Futja e titullarëve ndryshoi rrjedhën e lojës

1 min read

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, e ka pranuar se futja e lojtarëve titullar në pjesën e dytë, e pati ndikimin e vet që Ballkani të marrë fitoren në xhiron e parë të Superligës së Kosovës kundër Lirisë në udhëtim (1:0).

Ai pas ndeshjes u shpreh i lumtur edhe për numrin e madh të shikuesve të mbledhur në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

“Futbolli luhet për tifozët dhe kur stadiumi mbushet, është mirë për të gjithë. E përshëndes Prizrenin për mbështetjen e skuadrës së tyre. I uroj vazhdimësi dhe suksese në Superligën e Kosovës”, tha fillimisht Daja pas ndeshjes.

“Të ndërrosh pesë lojtarë është një rotacion gati 50%. Menduam ta bënim rotacionin për shkak edhe të ndeshjes në Gjibraltar ndaj Lincolnit dhe kjo pati ndikimin në pjesën e parë. Me futjen e Zybës, Korenicës, Kuçit e të tjerëve që janë pjesë e formacionit bazë, morëm situatën në dorë dhe krijuam disa raste shënimi. Kryesorja ishte që nuk e lamë kundërshtarin të na godiste si në pjesën e parë”, ka thënë Daja ndër të tjera pas fitores ndaj Lirisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *