Ballkani e mbyll pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Llapit

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Llapit dhe Ballkanit.
Në 45 minutat e parë u shënua një gol, që e dërgoi Ballkanin në pushim me epërsi minimale 0:1.
Albion Rrahmani shënoi në minutën e 24-të për epërsinë e kampionëve në fuqi.
Kujtojmë se kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
Ndeshja në fjalë është e mbetur nga java e shtatë në Superligën e Kosovës.