July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Mediat spanjolle e konfirmojnë, Neymar pranë rikthimit te Barcelona

1 min read

E ardhmja e Neymar tashmë duket shumë larg “gjigandëve” francezë të PSG, të cilët kanë vendosur ta shesin brazilianin, mirëpo ky i fundit shpreson që të gjejë gjuhën me klubin, për ta mbyllur kontratën me dakordësi, në mënyrë që të vazhdojë “aventurën” e tij diku tjetër.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, “fantazisti” brazilian ka gjetur akordin me “katalanasit’ e Barcelona për një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi për një tjetër vit, si dhe me një pagë prej 13 milionë eurosh në sezon.

Tashmë gjithçka është dorën e klubeve, PSG e Barça, me francezët që duhet të bien dakord për prishjen e marrëveshjes nga të dyja palët, ndërsa “blaugranat” duhet të lënë disa lojtarë të shkojnë në mënyrë që të përballojnë shërbimet e Neymar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *