July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Rezultatet fantastike të Ballkanit në garat evropiane në stadiumin ‘Fadil Vokrri”

2 min read

Ballkani nuk di për humbje, por as edhe për gol të pranuar në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi në “shtëpinë e tyre të re”, kampioni i Kosovës ka arkëtuar tri fitore në garat evropiane të edicionit të sivjetmë.

Kampioni i Kosovës po vazhdon me paraqitje të mira në garat evropiane dhe është afër kalojë në fazën “Play-Off” për të siguruar një vend në grupet e Ligës së Konferencës.

Ballkani arriti të enjten mbrëma të shënoj fitoren e radhës, duke shkuar në një seri prej tri fitoreve radhazi këtë sezon në Evropë dhe përveç kësaj, therandasit nuk kanë pranuar asnjë gol, shkruan Telegrafi.

Ekipi i Ilir Dajës kësaj radhe mposhti Lincoln Red Imps me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Golat në këtë takim për kampionin e Kosovës u shënuan nga Meriton Korenica në minutën e 59-të dhe Lorenc Trashi, i cili shënoi në minutën e 62-të.

Në raundin e dytë, Ballkani gjithashtu shënoi fitore pa pranuar gol, duke e mposhtur Larnen me rezultat të pastër 3-0.

Në këtë fitore, golat u shënuan nga Albion Rrahmani (26’) nga penalltia, Almir Kryeziu në minutën e 33-të dhe Nazmi Gripshi (67’).

Ballkani mori fitore të madhe edhe në raundin e parë para-kualifikues të Ligës së Kampionëve ndaj Ludogoretsit, edhe pse u eliminua pas humbjes në ndeshjen e dytë si mysafirë.

“Portokall e zinjtë” befasuan gjiganti bullgar në ndeshjen e parë duke i mposhtur 2-0 me golat e Korenicës (45+) dhe Qëndrim Zybës (55’).

Kështu, Ballkani sikur është familjarizuar me stadiumin “Fadil Vokrri” duke u bërë “shtëpinë e tyre të re”, pas tri fitoreve pa pranuar gol, edhe përkundër kushteve të vështira shkaku i terrenit të rënduar në kohën e fundit.

Pas ndeshjes, për këtë ka folur edhe mesfushori nga Shqipëria, Nazmi Gripshi, i cili ka lavdëruar ekipin për paraqitje, edhe pse shtoi se u penalizuan nga gjendja e fushës, që duket e rënduar pas aktiviteteve të shumta muajt e fundit.

“Në pjesën e parë kishim pak probleme, fusha na penalizoi në ndërtimin e lojës. Në pjesën e dytë kemi ndryshuar mënyrën e lojës dhe shënuam dy gola”, ka thënë Gripshi pas ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *