July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

PSG heq fytyrën e Mbappes nga Parisi

1 min read

PSG hoqi imazhin e Kylian Mbappe nga “Parku i Princave” dhe ndaloi shitjen e fanellës së tij në dyqanin fizik të klubit, ndërkohë që ajo është ende e pranishme në atë online. Ky është kapitulli i ri i përplasjes së gjithanshme mes lojtarit dhe klubit.

Mbappe aktualisht po stërvitet vetëm me të ashtuquajturit “të padëshiruarit” dhe është jashtë skuadrës në pritje të zhvillimeve në tregun e transferimeve. Futbollistit i skadoi opsioni i rinovimit më 31 korrik, teksa ai refuzoi ofertën e pabesueshme nga Arabia Saudite dhe dëshiron të largohet falas në vitin 2024.

PSG kërkon 250 milionë euro për yllin e ekipit, një shifër që për momentin i ka lënë të gjithë pa fjalë. Real Madridi është klubi që kërkon me ngulm sulmuesin, teksa çdo ditë që kalon sjell uljen e çmimit të tij, me “Galaktikët” që nuk janë të gatshëm të pagujanë shumën e majme, për një lojtar që pas një viti mund të shkojë në Madrid falas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *