July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

PSG i vendos çmimin kartonit të brazilianit

2 min read

Neymar dëshiron të largohet nga PSG dhe francezët i kanë vendosur një çmim fiks kartonit të futbollistit. Braziliani po kërkon të ndryshojë ambient pas  6 sezonesh në Paris, por siç duket dëshira nuk do i plotësohet kaq lehtë.

Sipas AS, kush dëshiron shërbimet e sulmuesit duhet t’i paguajë klubit francez plot 150 mln euro! Shifër mjaft e lartë, duke marrë parasysh moshën 31-vjeçare.

Neymar insistoi të rikthehej te Barcelona, por me këtë çmim transferimi te kampionët e Spanjës është praktikisht i pamundur. Ndërkohë që edhe trajneri Xavi ka vendosur veton kundër afrimit të tij.

Lojtari ka kontratë me PSG-në deri në qershorin e vitit 2025. Megjithatë gjërat mund të ndryshojnë nëse ndonjë klub tjetër i afrohet shifrës së kërkuar nga kampionët e Francës.

Pasi për sulmuesin ka patur interesim nga disa klube nga Arabia Saudite, me Al-Hilal që k a bërë një ofertë faraonike për të. Bëhet fjalë për një pagë prej 80 mln eurosh në vit, megjithatë mbetet për t’u parë dhe përgjigja e 31-vjeçarit.

I cili duket se kërkon të vazhdojë akoma të luajë në nivele të larta. Pasi dëshiron të luajë në Botërorin e 2026-s me kombëtaren e Brazilit. Që me shumë mundësi do të ishte Kupa e Botës së fundit.

Te parizienët po përsëritet situata e Kylian Mbappe, me sulmuesin që prej kohësh kërkon largimin. Ai nuk e ka përfshirë në skuadër në javët e fundit. Fundi i këtij sesioni merkatoje pritet që të jetë tepër i nxehtë në Paris, ky dy yjet e skuadrës mund të largohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *