July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Presidenti Ademi priti sot KF “2 Korriku”

1 min read

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e të gjitha gjeneratave të klubit KF “2 Korriku”. Në këtë takim u bisedua rreth zhvillimit të këtij klubi në të gjitha kategoritë si dhe për përgatitjet për sezonin e ri të garave në Ligën e Parë për edicionin 2023/2024.

Përfaqësuesit e KF “2 Korriku” falënderuan presidentin e FFK-së për pritjen dhe e njoftuan me ecurinë e punimeve që po bëjnë në përmirësimin e infrastrukturës dhe të gjitha kushteve, me synimin që nga Liga e Parë të kalojnë sa më shpejtë në Superligë, por duke mos lënë anash as punën me të gjitha gjeneratat tjera dhe ekipin e femrave, me të cilin shpresojnë të kualifikohen ne garat evropiane. Ata theksuan se kanë punuar edhe në krijimin e strategjisë për ekipin e femrave. Drejtuesit e këtij klubi shprehën interesimin për bashkëpunim në evitimin e problemeve për financim dhe mundësitë e shfrytëzimit të ligjit të sponsorizimit.

Presidenti Ademi ofroi  mbështetjen e tij dhe i dëshiroi suksese në sezonin e ri të kampionatit në Ligën e Parë, duke uruar që këtë vit të mos shfaqen probleme sikurse në edicionin e kaluar. Ai shprehu shpresën që KF “2 Korriku” të prodhojë sa më shumë talente, të cilët në të ardhmen mund të bëhen edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *