February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Presidenti Ademi priti në takim gjyqtarët në prag të fillimit të edicionit të ri

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në takim gjyqtarët, të cilët këtë fundjavë fillojnë ndarjen e drejtësisë në ndeshjet e edicionit të ri të garave 2023/2024 në futbollin kosovar.

Në takim është diskutuar rreth formatit të delegimit, i cili këtë vit do të jetë pak më ndryshe. Në fakt, delegimi i gjyqtarëve për ndeshje do të bëhet përmes shortit, i cili do të jetë transparent (transmetim i drejtpërdrejt në rrjetet sociale të FFK-së) dhe do të aplikohet për çdo xhiro. Gjyqtarit të cilit përmes shortit i bie të referoi ndeshjen e përcaktuar me short, është i obliguar të jetë në krye të detyrës, me përjashtim të rasteve kur i njëjti e dëshmon se ka probleme shëndetësore ose për arsye të tjera.

Me këtë rast, presidenti Ademi u dëshiroi suksese gjyqtarëve në punën e tyre dhe u kërkoi që të jenë sa më vigjilentë e të përgjegjshëm në kryerjen e detyrës.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *