July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Scaroni: Do të fitojmë duke u argëtuar, si në epokën e Berlusconit

2 min read

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, i cili u kthye nga pushimet për të parë “Trofeun Berlusconi” mes kuqezinjve dhe Monzas, foli mbi Silvio Berlusconin në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”: “Berlusconi ishte një pararendës në shumë fusha, por në botën e futbollit ishte shumëçka.

Milani, siç e njohim ne sot, një ekip legjendar me qindra-miliona tifozë në mbarë botën, i detyrohet gjithçka atij. Milani i Silvios frymëzoi një mënyrë të re loje dhe ishte inovativ në stil. Kjo është rruga që unë përpiqem të ndjek si president i kuqezinjve aktualisht. Pioli stërvit një ekip kompakt, asnjëherë i diskutueshëm, i vëmendshëm ndaj lojës së ndershme”.

Scaroni vazhdon duke krahasuar Milanin e Berlusconit me atë aktualin: “Milani i Berlusconit na ka mësuar se të fitosh duke u argëtuar është edhe më bukur. Jam i bindur se linja e ndjekur nga Milani i ‘RedBird’ ndjek atë të drejtuar nga Silvio në të kaluarën.

Edhe nëse, ju e di mirë, nuk jam unë ai që qëndroj pas kësaj fushate nënshkrimesh, por puna e shkëlqyer e CEO-t tonë Giorgio Furlani, me mbështetjen e aksionerit tonë referues Cardinale. Gerry ndjek çdo aspekt të jetës së klubit dhe në veçanti tregun e transferimeve. Shpresoj që Pioli dhe lojtarët e tij do të jenë në gjendje t’i lumturojnë tifozët tanë, si me titullin 2022 dhe sezonin e fundit të madh në Champions League”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *