July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Messi ka vetëm një muaj në Inter Miami dhe tashmë po shkruan historinë me rekordet e tij

1 min read

Lionel Messi mund të jetë transferuar vetëm së fundmi te Inter Miami, por ai tashmë po shkruan me shkronja të arta emrin e tij në klub. Sulmuesi argjentinas arriti të hyjë në top 4-shen e golashënuesve të të gjitha kohërave të skuadrës.

Në ndeshjen e djeshme kundër FC Dallas në 1/8 e finales së Leagues Cup, Messi shënoi dy herë, duke bërë shtatë gola në katër ndeshjet e tij të para. Kjo e lejoi atë të ngjitej në vendin e katërt në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e klubit, duke u barazuar me Josef Martinez, Luis Morgan dhe Rodolfo Pizarro.

Golashënuesi më i mirë i klubit amerikan është Gonzalo Higuain, i cili ka 29 gola, i ndjekur nga Leonardo Campana me 16 gola. Treshen e parë e plotëson Robert Taylor, i cili ka shënuar 8 gola dhe duket se shumë shpejt do të kalohet nga Lionel Messi. Nuk do të habisë askënd nëse fituesi i medaljes së artë nga Botërori 2022 në Katar bëhet golashënuesi numër një në historinë e Inter Miamit edhe para përfundimit të sezonit aktual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *