February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Përleshje brutale mes tifozëve grekë dhe atyre kroatë, vritet një person dhe lëndohen disa të tjerë

Trazirat mes tifozëve të klubit grek AEK dhe atij kroat, Dinamo Zagreb natën mbrëma kanë përfunduar me fatalitet.

Si pasojë e përleshjeve mes dy tifozërive në prag të takimit të sotëm mes tyre në kuadër të kualifikimeve në Champions League, ka ndërruar jetë një person.

Siç shkruajnë mediat greke, tifozët e Dinamo Zagrebit, të cilët thuhet se erdhën me makinë në Greqi, sulmuan stadiumin e AEK-ut mbrëmjen e së hënës.

Si pasojë e kësaj, një tifoz grek 22-vjeçar ka humbur jetën ndërsa 8 janë plagosur, kurse 96 persona u arrestuan.

Janë publikuar edhe pamjet e kësaj përleshje, siç mund ta shihni më poshtë.

https://twitter.com/hooliganscz1999/status/1688682249980432385?s=20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *