Onana pas gafës: Jam i kënaqur për ndeshjen time

Një ndeshje miqësore që përfundoi mirë, por që bëri shumë zhurmë. Po flasim për ndeshjen e fundit të Manchester United kundër Lens ku Djajtë e Kuq, dhe në veçanti ish-ylli i Inter Andre Onana, pësuan një gol shumë të pazakontë. Nga mesfusha…
Gol që u shënua nga Sotoca, i cili kaloi në avantazh francezët, por anglezët fituan 3-1 me përmbysje. Ka shkaktuar shumë debate pozicionimi i portierit që sapo ka shkuar në klubin anglez.
Vetë Onana komentoi atë që ndodhi pas ndeshjes: “Jam i kënaqur me ndeshjen time të parë si titullar këtu, krenar për punën e bërë nga skuadra. Pritja ishte e ngrohtë.
“Jam i kënaqur me fitoren. Sigurisht, ne gjithmonë mund të përmirësohemi, duhet të përpiqemi të rregullojmë disa gjëra. Goli i pësuar? Siç them gjithmonë, unë jam përgjegjës për gjithçka, veçanërisht kur pësojmë gola.
“Unë jam portieri, kështu që marr të gjitha kritikat dhe presionin mbi vete. Ishte një ndeshje e shkëlqyer për mua dhe për djemtë, jam i kënaqur me gjithçka”.