July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Muharrem Jashari shumë i motivuar para ndeshjes me Plzen: Ka ardhur koha ta mposhtim një ekip të madh në Europë

1 min read

Skuadra e Dritës nesër ballafaqohet me ekipin e Viktoria Plzen në Prishtinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:00, në kuadër të ndeshjes së kthimit të raundit të dytë kualifikues të Conference League.

Mesfushori i Dritës, Muharrem Jashari thotë se skuadra e tyre është tejet e përgatitur dhe është gati të eliminoj një ekip si Viktoria Plzen, që është shumë i madh.

“Na pret përballje e vështirë. Jemi përgatit maksimalisht për lojën kthyse sepse e kemi marrë një rezultat pozitiv, mendoj që nga kjo ndeshje do dalim me rezultat pozitiv”, tha fillimisht Muharrem Jashari.

“Duke e pa që Drita luan mirë gjithmonë në Europë, pak fat na ka mungu në ndeshjet e kaluara, në këtë ndeshje duke pa rezultat – kemi marrë një përparësi, një energji shtesë, duke pa që kemi edhe përkrahjen e tifozëve. Ndoshta ka ardhur koha që të mposhtim një ekip të madh që është Plzeni”, përfundoi Jashari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *