July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Panik në Kroaci, avioni me ekipin e Dinamo Zagreb zhduket nga radari

1 min read

Për disa minuta e gjitha Kroacia “ndali frymën”, teksa u raportua se, gjatë fluturimit të Dinamo Zagrebit drejt Kazakistanit, avioni i ekipit të Dinamos fluturoi mbi Serbi dhe Bullgari pak para se të zhdukej nga radarët mbi Detin e Zi.

Disa që po ndiqnin rrjedhën e fluturimit “ngrinë” dhe rrjetet sociale dhanë alarmin. Megjithatë, ngjarja u shpjegua shpejt dhe të gjithë u qetësuan.

Pas një ore, avioni i Dinamo u shfaq sërish në radar, konkretisht kur hyri në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë, duke vazhduar fluturimin për në Kazakistan.

Siç thuhet në Kroaci, kjo është një procedurë standarde e ndjekur për shumë fluturime mbi Detin e Zi dhe arsyeja është se kjo zonë është shumë afër hapësirës ajrore të Ukrainës.

Kujtojmë se sot Dinamo Zagreb do të përballet me Astanën, në ndeshjen e dytë pas të parës që fituan 4-0, dhe fituesi luan me AEK-ut në raundin e tretë kualifikues të Champions League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *