July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Ronaldo vazhdon ta shkruajë historinë, mbrëmë i theu edhe dy rekorde

1 min read

Cristiano Ronaldo gjithmonë e më shumë po futet në histori.

Në sfidën mes Al Nassr dhe Monastir, e vlefshme për fazën e grupeve të UAFA Cup, ekipi i “CR7” ia doli të fitonte me rezultat 4:1.

Ishte pikërisht ylli portugez ai që e shënoi golin e avantazhit momental prej 2:1, shkruan “Gazeta Express”.

Një gol i rëndësishëm për rezultatin final për ish-futbollistin e Sporting Lisbonës, Real Madridit, Juventusit e Manchester Unitedit, i cili ndërkohë ia mundësoi atij t’i thyejë edhe dy rekorde në koleksionin e tij të jashtëzakonshëm.

Më golin e shënuar me kokë ndaj Monastri, në fakt, Ronaldo ia doli ta gjejë golin në 22 sezone radhazi.

Një vazhdimësi e pabesueshme, që ia mundësoi atij të shënonte në çdo klub ku ka luajtur.

Ndërkohë, 38 vjeçari e shënoi këtë gol me kokë, një specialitet “i shtëpisë” për të.

Me këtë rast, ai u bë lojtari që ka shënuar më së shumti gola me kokë në histori të futbollit, plot 145 gola.

Kështu, ai e kaloi rekordmenin e deritashëm, Gerd Muller, i cili i kishte shënuar 144 gola me kokë.

Ronaldo nuk e ka ndërmend të ndalet dhe do të mundohet të thyejë rekorde të reja në perëndim të karrierës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *