Mauro Icardi lojtar i Galatasaray, klubi turk paguan 10 milionë euro te PSG për argjentinasin

Mauro Icardi do të vazhdojë karrierën në Turqi.
Icardi që sezonin e kaluar e kaloi në huazim te Galatasaray, i ka mbushur mendjen klubit turk për ta blerë tërësisht kartonin e tij.
Galatasaray ka paguar klauzolën e lirimit të sulmuesit argjentinas prej 10 milionë euro, kurse Icardi tashmë është nisur për në Stamboll.