July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Duro: Në të dy ndeshjet jemi dëmtuar haptasi nga arbitrat

2 min read

Trajneri i Gjilanit, Klodian Duro, është shprehur krenar me paraqitjen e lojtarëve të tij, përkundër eliminimit nga Progresi i Luksemburgut.

“Është një humbje që dhemb shumë, sidomos kur shikon qunat që japin shpirtin në fushë. Kanë bërë çdo gjë në mënyrën e duhur. Fati i keq që u ndëshkuam me karton të kuq herët. Më pas nuk mbetet gjë tjetër veq se të luftojnë të gjithë për njëri tjetrin. Këtë e bënë lojtarët dhe jam krenar për ta. U thash që ta mbajn kokën lartë”, ka thënë Klodian Duro.

Ai vlerëson se Gjilani e meritoi fitoren.

“Edhe me 10 futbollistë patëm shumë mundësi, si në pjesën e parë edhe në të dytën. Kur jep gjithçka dhe krijon kaq shumë, është rruga më e duhur për të luajtur futboll. E kemi studiuar shumë mirë kundërshtarin. Nuk nënvlerësojmë askënd. E ka mundur edhe Celticun dhe ka përvojën evropiane. Por besoj që të gjithë e kanë parë që Gjilani ka bërë superndeshje sot. Për shkak të vendimeve të dyshimta të arbitrit të ndeshjes nuk ishim të barabartë. Në të dy ndeshjet jemi dëmtuar haptasi nga gjyqtarët. Realisht më vjen shumë keq për çunat sepse dhamë çdo gjë në fushën dhe nuk morëm atë që merituam. Duhet të jemi të gjithë të bashkuar, të jemi krenarë për lojën që shfaqëm sot. Duke u paraqitur në mënyrë dinjitoze, duhet të jemi krenarë me ekipin. Është humbje që dhemb por që na bashkon shumë”, ka shtuar Duro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *