June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Ky është kundërshtari i Dukagjinit në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës – gjigant kroat do të vijë në Kosovë

Dukagjini ka arritur të kalojë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës pas fitores ndaj Europa FC, me rezultat të përgjithshëm prej 5-3.

Klinasit luftuan dhe vuajtën në të dy ndeshjet dhe me shumë meritë arritën të kalojnë tutje.

Kjo është hera e parë në histori të klubit që Dukagjini merr pjesë në garat evropiane.

Në raundin tjetër, skuadra e Dukagjinit luan me ekipin e njohur nga Kroacia, Rijeka.

Kroatët luajnë direkt nga raundi i dytë, ndërsa në skuadër kanë emra të njohur, si mesfushori shqiptar Lindon Selahi.

Rijeka është një herë kampion i Kroacisë, ndërsa shtatë herë ka përfunduar në vendin e dytë.

Kjo ndeshje zhvillohet menjëherë pas një jave në Kroaci, kurse ndeshja e kthimit me 3 gusht në “Fadil Vokrri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *