Djokovic gjobitet me 7 mijë euro për thyerjen e raketës gjatë finales së Wimbledon
Tenisti Novak Gjokoviq është gjobitur gati me 7 mijë euro për shfaqjen e nervozizmit duke thyer raketën e tij teksa humbiste finalen e meshkujve në Wimbledon të Londrës, njoftonte shoqata vendore e tenisit
Gjokoviq u mund papritur nga kampioni i ri 20 vjeçar Carlos Alcaraz, që u bë fituesi tretë më i ri i Wimbledon, pas fitores së titullit US Open vitin e kaluar në SHBA.
36-vjeçari dukej plot vetëbesim teksa nisi ndeshja, por nisi të debatonte me arbitrin e ndeshjes dhe të replikonte dhe nga turma gjatë ditës së acaruar në fushën e barit.
Më vonë tensioni i tij arriti sa të thyente dhunshëm raketën e tenisin në tokë , çka i solli dhe gjobën prej 6,117 paundë.
Në fjalimin e tij të fitores kampioni i ri spanjoll Alcaraz tha: “Munda Novak në formën e tij më të mirë, kjo është e mrekullueshme”.
