Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe përzgjedhësi i Kombëtares, Franco Foda, kanë dhënë deklaratat e tyre pas tërheqjes së shortit për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ku Kosova është pjesë e Grupit 3 të Ligës B, së bashku me Austrinë, Izraelin dhe Irlandën. Presidenti Ademi vlerësoi se shorti nuk është i lehtë, por theksoi se Kosova tashmë i përket një niveli tjetër dhe se nuk ka më kundërshtarë të dobët në këtë nivel të garës. “Shorti i sotëm normalisht se është jo i lehtë. Mirëpo, ne tashmë jemi në Ligën B dhe nuk ka kundërshtarë të dobët. Por edhe ne si Kosovë tanimë jemi në nivel tjetër dhe duke pasur parasysh këtë fakt mendoj se në këtë grup mund t’ia dalim, edhe pse do të përballemi me skuadra që nuk i njohim shumë, pasi me Austrinë dhe Irlandën nuk kemi luajtur deri tash. Ndërkohë, kundër Izraelit kemi luajtur dhe e njohim. Sidoqoftë besoj që meqenëse Foda ka punuar në kombëtaren e Austrisë e njeh si karakter dhe do t’ia dalim disi. Për neve me rëndësi është që ekipi ynë të jetë në formë të mirë dhe të japim më të mirën e mundshme”, u shpreh Ademi. Ndërkaq, përzgjedhësi Franco Foda theksoi se Austria është favorite e grupit, por Kosova do të synojë maksimalisht të garojë për pozitën e dytë dhe të ruajë statusin në Ligën B. “Është e qartë se Austria është favorite, por është një grup interesant. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për ta arritur vendin e dytë, sepse është një grup i fortë. Të paktën duhet ta ruajmë nivelin dhe të mos biem në Ligën C”, deklaroi Foda. Ai foli gjithashtu edhe për rikthimin e tij në Austri, duke theksuar emocionin për t’u përballur me ish-ekipin dhe shpresën për mbështetje të madhe nga tifozët shqiptarë. “Sa i përket rikthimit në Austri, jam i lumtur të luaj kundër tyre, të shoh ish-lojtarët e mi dhe shpresoj që të kemi shumë mbështetje në Austri. Por përqendrimi im është ende te muaji mars”, përfundoi përzgjedhësi i Kosovës. Kosova do të nisë aventurën në Ligën B me synimin për të vazhduar me lojëra dhe rezultate pozitive dhe për të dëshmuar se i përket këtij niveli të garës në Ligën e Kombeve të UEFA-s.
Day: February 12, 2026
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka komentuar shortin e tërhequr të enjten në Bruksel. Ai ka...
Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për edicionin e ri të Ligës së Kombeve të UEFA-s, i cili do të...
Gjilani, Malisheva dhe Vushtrria janë tri skuadrat e radhës që kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Tri ndeshjet e fazës 1/8 së finales u zhvilluan të enjten, duke dhuruar emocione dhe gola. Gjilani e eliminoi Lirinë e Prizrenit me rezultat 2:1 në stadiumin e vet. Golin e parë për vendasit e shënoi Armend Thaqi nga penalltia në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. Epërsinë e dyfishoi Hamdi Namani në minutën e 65-të, duke shënuar me kokë pas harkimit të kapitenit Thaqi. Ky ishte edhe debutimi i tij me fanellën e Gjilanit. Liria ngushtoi rezultatin në minutën e 85-të me golin e Dijar Nikqit, ndërsa prizrenasve iu anuluan edhe dy gola për pozitë jashtë loje. Malisheva e siguroi kalimin tutje me fitore bindëse 4:0 ndaj Trepçës ’89. Në këtë ndeshje shkëlqeu Assane Diatta, i cili realizoi dy gola dhe kontribuoi me një asistim. Ai hapi serinë e golave në minutën e 31-të, ndërsa katër minuta më vonë realizoi Arbër Pira. Diatta shënoi sërish në minutën e 75-të për 3:0 dhe asistoi për golin e katërt të Valmir Nafiut në minutën e 88-të. Në çerekfinale u kualifikua edhe Vushtrria, e cila në shtëpi mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 2:0. Golin e parë e shënoi Erion Krasniqi në minutën e 33-të, ndërsa Lis Demiri vulosi fitoren në minutën e 78-të. Më herët kualifikimin në çerekfinale e kanë siguruar edhe Llapi, Ferizaj, Dukagjini dhe Ballkani. Ndeshja e fundit e fazës 1/8 së finales do të zhvillohet më 18 shkurt, nga ora 13:00, ndërmjet Feronikelit 74 dhe Dinamos së Ferizajt.
Karim Adeyemi ka shkaktuar përsëri polemika jashtë fushës së blertë, kësaj radhe jo për performancat e tij për Borussia Dortmund,...
Arda Guler është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike pas deklaratave shpërthyese të ish-trajnerit të tij në Turqi, i cili...
Sot luhet ndeshja e Kupës së Kosovës mes Gjilanit dhe Lirisë. Gjilani dhe Liria ballafaqohen nga ora 13:00 në kuadër...
