Kombëtarja U19 e Kosovës ka nisur fazën përgatitore për dy ndeshje miqësore kundër përfaqësueses së regjionit të Saksonisë (Gjermani), të...
Year: 2025
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e tretë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor kundër Armenisë dhe Komoreve. Edhe kjo seancë është mbajtur në Kampin Nacional në Hajvali dhe është karakterizuar me intensitet të lartë dhe përkushtim maksimal nga të gjithë futbollistët. Përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion të gjithë futbollistët, përfshirë edhe ata që munguan në seancat paraprake, dhe ka vazhduar të punojë me ekipin në ndërtimin e filozofisë së lojës që do të aplikohet në këto dy miqësore. Stafi teknik është përqendruar në aspektet taktike dhe organizimin e lojës në të dy fazat, si në mbrojtje edhe sulm. Pas përfundimit të stërvitjes, futbollisti Ron Raçi, i cili për herë të parë është ftuar nga Foda u shpreh i lumtur që është pjesë e Kombëtares së Kosovës. “Jam mjaft i lumtur. Ta përfaqësosh vendin tënd është një ndjenjë shumë e mirë dhe jam krenar që jam në mesin e këtyre djemve. Do ta jap maksimumin për Kombëtaren e Kosovës. Jam duke u munduar të përshtatem me ekipin dhe taktikat e trajnerit. Stërvitjet që po i bëjmë janë me intensitet mjaft të lartë dhe shpresoj të jap më të mirën nga vetja. Të dyja miqësoret që na presin duhet t’i fitojmë, në mënyrë që të jemi më të motivuar për kualifikimet e Botërorit që na presin nga shtatori”, tha Raçi. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Donat Rrudhani, i cili theksoi rëndësinë e këtyre dy përballjeve si pjesë e përgatitjeve për ciklin kualifikues të Botërorit. “E dimë që janë dy miqësore shumë të rëndësishme dhe duhet t’u qasemi me shumë seriozitet, duke u përgatitur maksimalisht si individë, por edhe si grup. Lojtarët e rinj i kemi pritur shumë mirë dhe besoj që janë ambientuar. Shpresoj që edhe ata do të tregojnë potencialin e tyre në këto miqësore”, tha ai. Kosova do të përballet me Armeninë më 6 qershor dhe me Komoret më 9 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me të dyja ndeshjet që nisin në orën 19:00. Këto sfida do të shërbejnë si test i rëndësishëm për Dardanët, në prag të nisjes së kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, ku janë në grup me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë. Seanca e radhës stërvitore është paraparë të mbahet të mërkurën, në orën 17:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Interi ka kontaktuar Cesc Fabregasin, teksa e ardhmja e trajnerit Simone Inzaghi mbetet ende e paqartë. Trajneri spanjoll është shfaqur...
Ka gjithnjë e më shumë raportime që Theo Hernandez mund të pranojë ofertën prej 18 milionë eurosh në sezon nga...
Jobe Bellingham ka dhënë miratimin për t’u bashkuar me Borussia Dortmund, sipas raportimeve nga Sky Germany. Mesfushori i Sunderlandit duket...
Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me seancën e radhës stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali për dy ndeshjet miqësore...
Al Nassr po punon për një propozim të ri kontrate për Cristiano Ronaldon, me synimin për ta mbajtur yllin portugez...
Alejandro Garnacho thuhet se e ka përzgjedhur Chelsean si destinacionin e tij të preferuar nëse largohet nga Manchester United këtë...
Kombëtarja e Kosovës i ka nisur sot përgatitjet në Kampin Nacional në Hajvali për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor. Dardanët do të përballen me Armeninë, më 6 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tri ditë më vonë, në të njëjtin stadium, kundër Komoreve. Përzgjedhësi Franco Foda ka pasur në dispozicion pothuajse të gjithë ekipin, me përjashtim të Ismet Lushakut, Lumbardh Dellovës, Florent Hadërgjonajt dhe Leart Paqaradës, të cilët kanë punuar në mënyrë individuale në hotel për arsye rikuperimi. Mbrojtësi i Luzernit, Ismajl Beka, pas stërvitjes u shpreh i motivuar për miqësoret e radhës: “Jam shumë i lumtur për ftesën dhe seanca e parë stërvitore ka qenë shumë e mirë. Jemi stërvitur mirë dhe atmosfera është shumë pozitive me të gjithë bashkëlojtarët. Shpresoj që kjo atmosferë të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Jemi shumë të motivuar sepse e dimë çfarë cilësie kemi – e kemi dëshmuar edhe kundër Islandës dhe me promovimin në Ligën B. Shpresoj që do t’i fitojmë të dyja miqësoret dhe të arrijmë rezultate pozitive”, tha Beka. Ndërkaq, mesfushori rahovecas i skuadrës rumune Cluj, Meriton Korenica, u shpreh i gëzuar për rikthimin në ekipin kombëtar: “Jam shumë i lumtur që jam sërish pjesë e Kombëtares. Shpresoj që në këto dy ndeshje të japim maksimumin dhe unë do të jem gjithmonë i gatshëm për fanellën dardane. Dua që në ekipin kombëtar të vazhdoj kontinuitetin që e kam pasur me klubin. Këto dy miqësore janë shumë të rëndësishme për të na motivuar edhe më shumë, sepse në kualifikimet e shtatorit duhet të japim maksimumin. Shpresoj që secili nga ne të japë gjithçka nga vetja, sepse ia kemi borxh shtetit tonë”, tha ai. Kosova synon që me këto miqësore të përgatitet sa më mirë për ciklin kualifikues të Botërorit, që do të fillojë në muajin shtator. Kujtojmë që Dardanët janë pjesë e Grupit B dhe do të zhvillojë ndeshje në sistemin vajtje-ardhje kundër Suedisë, Zvicrës dhe Sllovenisë.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka marrë pjesë në një aktivitet në kuadër të shënimit të 1 Qershorit - Ditës...
